Sipas një njoftimi të ministrisë së punëve të jashtme të Ukrainës, aktualisht janë 19 vende të cilat po ndihmojnë vendin me ndihma ushtarake, shkruan Ukrinform
Ndihmat përfshijnë, armë, municione dhe karburant.
“Nëntëmbëdhjetë vende ka kanë dërguar rregullisht armë, municione, pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore dhe karburant për nevojat e ushtrisë ukrainase”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria shtoi se diplomatët janë në bisedime për të marrë nga partnerët avionë ushtarakë.
Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën kryesore, ndërsa raketat po godasin shtëpitë e civilëve.
/abcnews/al