Numri i pushtuesve rusë të vrarë nga forcat ukrainase ka arritur në rreth 9000 vetëm në një javë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Ukrinform
“Ushtria jonë po bën gjithçka për të eleminuar armikun njëherë e përgjithmonë. Pothuajse 9,000 rusë janë vrarë në një javë,” tha presidenti.
“19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveçse të pushtojnë tokën e dikujt tjetër?!” theksoi Zelensky
Zelensky vuri në dukje se ushtria ruse nuk po merr as trupat e pajetë të ushtarëve të saj.
“Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. I tregoni komandantit tuaj se doni të jetoni, se nuk doni të vdisni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen si sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Zelensky.
Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kryesore, duke goditur edhe ndërtesat e banimit.
Ukraina ngriti zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
/abcnews.al