Kërcen valle dhe pëlqen ushqimet tradicionale, vietnamezi tregon se çfarë pëlqen te vajzat shqiptare

schedule08:16 - 3 Mars, 2022

schedule 08:16 - 3 Mars, 2022

Lensei Lee ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Është nga Vietnami por jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të TikTok-ut pasi poston shumë video që e lidhin me shqiptarët. Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Lee tregoi se është njohur me mikeshën e tij të ngushtë shqiptare kur ishte 12 vjeç.

“Erdha në Gjermani kur isha 12 vjeç. Nuk e dija gjuhën dhe një vajzë shqiptare në klasën time më mësoi. Kjo ishte lidhja ime e parë me shqiptarët. Nuk dija shumë gjëra për Shqipërinë por pasi erdha këtu fillova të dëgjoj për shqiptarët. Më pëlqen ushqimi, muzika, kudo dëgjon për artistë nga Shqipëria. Kultura dhe kërcimi dhe se si festoni më pëlqen shumë.”, tha ai.

Ai tregoi gjithashtu se është në një lidhje me një vajzë nga Kosova. I riu që studion për mjekësi di të kërcejë valle shqiptare si dhe ka mësuar të flasë shqip. Ka vizituar dhe disa qytete në Kosovë. Kur u pyet nga gazetarët, Lee tregoi se kishte qenë nëna e mikeshës së saj që e kishte mësuar se si të kërcente. I riu tregoi gjithashtu se ndryshe nga të tjerat, vajzat shqiptare kanë një temperament të fortë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!