Kate Middleton është një nga zonjat më elegante me gjak blu. Ajo i kushton rëndësi të veçantë pamjes së saj dhe çdo herë jep mësime elegance dhe stili.
Megjithatë, bashkëshortja e Princit William kujdeset që veshja e saj të ndjekë gjithmonë protokollin mbretëror dhe të mos devijojë kurrë prej tij. Edhe një nga “kushtet” që parashikon protokolli i rreptë është edhe palltoja.
Do ta keni vënë re se Kate nuk e heq kurrë pallton kur e ka veshur, edhe kur është në dhomë. Diçka që ka ngritur pikëpyetje nëse është rastësi që ajo nuk e heq pallton. Jo, nuk është rastësi.
Në veçanti, “mbrohet” nga protokolli mbretëror, sepse akti i heqjes së palltos para publikut, konsiderohet sipas standardeve mbretërore, si “diçka që nuk i shkon për shtat një zonje”.
Në rast se Kate nuk mund të qëndrojë ose ndjen siklet me pallton në një vend të nxehtë, atëherë duhet të largohet nga vendi dhe të heqë pallton, pasi është kujdesur që aty të mos ketë kamera për ta përjetësuar./abcnews.al