Këtë të mërkurë në emisionin ‘Bardh e Zi’ në Abc temë e diskutimit ishte ‘Gjyq Politikave për Rininë’.
I pranishëm në studio aktivisti Migen Qiraxhi tha se politikat qeveritare për rininë përgjatë këtyre viteve kanë dështuar. Sipas tij këtë e tregojnë qartë largimet masive nga vendi.
Qiraxhi tha se sot rinia shqiptare po kërkon azil politik në vendet e BE-së. Ndërkohë shtoi se deri më sot nuk ka politika që tërheqin rininë drejtë vendit tonë, apo e cilësuar ndryshe dhe si ‘thithja’ e trurit.
Qiraxhi theksoi se sot Shqipëria mban rekord sa i përket largimeve nga vendi, ku të vetmet shtete që na e kalojnë janë ato në luftë
‘Në parametrat e emigrimit ne jemi vendi kampion. Vetëm vende në luftë si Ukraina janë duke kryesuar listën, më pas vjen Shqipëria dhe nëse e marrim në rajon jemi në të njëjtat nivele me Sirinë. Bëhet fjalë për të rinj që kërkojnë azil politik jashtë vendit drejt vendeve Europiane, kështu që tek flasim për çështje që regresojnë, mbase këto politika ju vlerësoni se mund të japin efektet vite me vonë, por ne po flasim se çfarë është bërë deri tani ka patur një rezultat dramatik të çështjes së rinisë së vendit, sepse ne nuk mund ta quajmë normale kur jemi kampionë në largim, ndërkohë që jemi kampionë edhe në mos thithjen e parametrave të trurit’, deklaroi Qiraxhi. /Abcnews.al/