Pas Rusisë edhe Ukraina bën bilancin e luftës: Mbi 7 mijë ushtarë rusë të vrarë

schedule18:54 - 2 Mars, 2022

schedule 18:54 - 2 Mars, 2022

Pas Rusisë edhe Ukraina ka raportuar për numrin e ushtarëve të vrarë rus gjatë 7 ditëve luftime.

Pala ukrainase deklaron se deri tani numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftime i kalon 7 mijë.

Ky lajm i bë i ditur nga këshilltari i presidentit ukrainas. Më herët sot, kjo shifër u raportua nga Ukraina se ishte 6 mijë ushtarë të vrarë.

Këshilltari shtoi se qindra ushtarë rusë, përfshirë oficerë të lartë, janë kapur gjithashtu si të burgosur.

Ndërkohë që pala ruse deklaroi më herët se numri i ushtarëve të rënë në luftime është 500.

Lexo edhe:Rusia raporton për herë të parë numrin e viktimave dhe të plagosurve