Wikileaks, Chelsea Manning nuk pranon të dëshmojë

schedule15:43 - 9 Mars, 2019

schedule 15:43 - 9 Mars, 2019

Celsia Mening, që bashkëpunoi me Julian Asange duke publikuar në Uikiliks dokumente sekrete të ushtrisë amerikane, është arrestuar pasi refuzoi të dëshmonte në një seancë me dyer të mbyllura.

Celsia Mening, ka përfunduar sërish në burg pasi refuzoi që të dëshmonte përpara jurisë së madhe që po heton për organizatën e drejtuar nga Julian Assange, Uikiliks. Mening nuk u prezantua për të dhënë një dëshmi me dyer të mbyllura, duke u shprehur se nuk ishte e domosdoshme që të mbahej sekret. Gjykatësi vendosi për arrestimin duke e konsideruar këtë refuzim si një fyerje për gjykatën.

Tashmë Mening rrezikon deri në 18 muaj burg, nëse nuk pranon të bashkëpunojë. Por avokatja mbrojtëse u shpreh se klienti i tij është i gatshëm për bashkëpunim por me kushtin që çdo gjë të bëhet publike. Kjo pasi dëshmitë sekrete Mening i konsideron si një lloj nderi ndaj qeverisë amerikane. Vetë Mening kishte pranuar se rrezikonte arrestimin pasi nuk kishte zbatuar kërkesën e gjykatësit, në një hetim të konsideruar sekret, ndaj Asange, i cili prej shtatë vjetësh jeton i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mening deklaroi se të gjitha pyetjet kishin të bënin me publikimin e informacioneve në vitin 2010, pyetje të cilave i ishte përgjigjur gjatë procesit. Avokatja e konsideroi arrestimin si një veprim të pamëshirshëm, duke kujtuar dhe njëherë vuajtjet fizike dhe psikologjike me të cilat është përballur ish ushtaraku transgjinor gjatë viteve të kaluara në burg. Ajo shtoi se gjendja shëndetësore e Mening që iu nënshtrua një trajtimi hormonal kur vuante dënimin me 35 vjet burg, për tu transformuar në grua në vitin 2013. Në janar të 2017-ës, pak ditë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish presidenti Barack Obama reduktoi dënimin në shtatë vjet, duke lejuar lirimin në maj të atij viti

Uikileaks është uebsajti të cilit në vitin 2010, isha analisti i shërbimit ushtarak të inteligjencës i dha me mijëra dosje, disa prej të cilave top sekret, të Pentagonit dhe departamentit amerikan të shtetit për luftërat në Irak dhe Afganistan. Chelsea Manning, në atë kohë Bredli, ndodhej në Irak, pasi mori material të rëndësishme, mes të cilave dhe videon e dy helikopterëve amerikanë që vrisnin 12 civilë të paarmatosur – ia dorëzoi Julian Asange i cili i publikoi në Uikiliks.

Është kjo arsyeja për të cilën Asang është ende në kërkim. I tradhtuar nga një haker, Adrian Lamo, të cilit i kishte rrëfyer marrëdhënien em Uikiliks, Manning u arrestua fillimisht në Kuvajt dhe më pas u transferua në burgun ushtarak të Kuantiko, në Virxhinia. Në përfundim të procesit gjyqësor në gjykatën ushtarake, arriti të shmangte dënimin për akuzën më të rëndë – atë të tradhtisë së lartë; krim që parashikon dënimin me vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!