Të paktën 21 fëmijë janë vrarë dhe 55 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga rusët.
Shifrat janë bërë publike nga Avokati i Popullit të Ukrainës. Më herët, Shërbimi i Urgjencës ukrainase tha se më shumë se 2,000 civilë janë vrarë në konflikt deri më tani.
Luftimet vijojnë sot në ditën e shtatë. Ndërkohë pritet që mbrëmjen e sotmet të zhvillohen bisedimet në raundin e dytë mes palës ukrainase dhe ruse. /abcnews.al


