Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëuar banorët se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, dhe u ka kërkuar njerëzve të mos dalin nga shtëpitë dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin, shkruan BBC
“Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”.
Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.
Një autokolonë e blinduar ruse rreth 65 km e gjatë po i afrohet veriut të qytetit, sipas analistëve.
/abcnews.al