Bashkia e Devollit dhe Pustecit janë pa energji elektrike që prej katër ditësh, si pasojë e motit të keq.
Drejtori i linjës së tensionit te lartë, Adriatik Kupit thotë se situata pritet të normalizohet në orët në vijim, gjithmonë nëse nuk shfaqen probleme.
Kupi thotë se nëse nuk shfaqen probleme tjera furnizimi me energji elektrike për Devollin dhe Pustecin do të rregullohet në orët në vijim.
“Nëse nuk do të shfaqen problematika të tjera, furnizimi me energji për Devollin dhe Pustecin pritet të normalizohet në pak orë. OSHE ka tenderuar ndërtimin e një linje të 35 kilovolt për
Devollin me vlereë2 milion euro ,puna për të cilën do të fillojë pas përfundimit tq procedurave të lejes së ndertimit”, është shprehur drejtori i linjës së lartë të tensionit.



