Lavrov: Lufta e Tretë Botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike

schedule11:47 - 2 Mars, 2022

schedule 11:47 - 2 Mars, 2022

Ministri i jashtëm rus në një intervistë për Aljazeera tha se Lufta e tretë botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike.

Presidenti i SHBA (Joe) Biden është një njeri me përvojë dhe ka deklaruar në të kaluarën se e vetmja alternativë ndaj sanksioneve është lufta botërore”, tha Lavrov.

Në lidhje me operacionin rus në Ukrainë, ai tha: “Operacioni ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë edhe Kievin, ka për qëllim çarmatosjen e Ukrainës. Rusia nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore.”

Kthimi i armëve bërthamore amerikane në Evropë

Dje, Lavrov tha se Rusia e konsideron të papranueshme që të ketë armë bërthamore amerikane në Evropë.

Është koha që të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus në një fjalim të regjistruar në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë, sipas Ria Novosti ./abcnews.al/