Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për gazetarët nga Kievi ku po qëndron që prej fillimit të pushimit rus javën e kaluar.
Zelensky u pyet për familjen e tij ku tha se nuk e kishte parë prej ditësh gruan e tij Olena dhe dy fëmijët.
Takimi i fundit me ta kishte qenë tre ditë më parë.
Kur ka qenë hera e fundit që e ke parë familjen tënde?
“Përpara kësaj lufte”, thotë ai fillimisht teksa buzëqesh dhe më pas shton: “Jo përpara, para tre ditësh, në mes të kësaj lufte”.