Qindra civilë kanë humbur jetën deri më tani nga luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë gjatë ditëve të fundit. Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 16 fëmijë ukrainas janë vrarë për shkak të luftës së Vladimir Putinit, ka deklaruar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë në media është publikuar dhe rasti i vrasjes së një familjeje me disa anëtarë të cilat dyshohet se janë vrarë,ndërsa forcat ruse vazhdojnë pushtimin brutal të Ukrainës, transmeton Express.
Ndër të tjera thuhet se mes 5 anëtarëve të familjes ka qenë, një 6 vjeçare dhe një foshnjë e vogël , të cilat janë qëlluar ndërsa përpiqeshin të iknin nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson.
Pas bombardimeve të zonave civile në të gjithë vendin, Ukraina tha se 45 fëmijë të tjerë janë plagosur. Të paktën 352 ukrainas u vranë./abcnews.al