Llogaraja magjike nën petkun e bardhë të dëborës

schedule09:24 - 2 Mars, 2022

schedule 09:24 - 2 Mars, 2022

Reshje të dendura bore kanë vijuar dhe gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në zonën e Llogorasë.

Intensiteti i reshjeve është shtuar në orët e mbrëmjes ku trashësia arrin deri në 10 cm. Katër borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Rruga është e hapur për të gjitha automjetet, dhe kalohet pa probleme por drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të mjegullës dhe gjate natës e herët ne mëngjes nga ngrica në qafën e Llogorasë.

Nga pamjet shikohet mrekullia që ofron zona nën petkun e bardhë të borës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!