Vangjeli: Leksioni i madh që na jep Basha, i treti me 6 mars e ka të nesërmen e vështirë

schedule21:46 - 1 Mars, 2022

schedule 21:46 - 1 Mars, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli duke folur në studion e “Log.” ka theksuar se kreu i PD-së Lulzim Basha po jep një leksion të madh, pasi sipas tij po tregon që posti i kryeministrit nuk blihet me para.

Ndërkohë sipas Vangjelit Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë treguar se askush nuk ka aq para sa t’i blejë.

“Basha na jep një leksion shumë të madh. Çdo gjë e ka një çmim në Tiranë dhe blihet me para. Blihet me më shumë para. E vetmja gjë që nuk ka çmim është posti i kryeministrit. Përballë këtij janë dy personazhe. Berisha dhe Meta që kanë qenë në shitje. Kanë një diferencë me kundërshtarin e tyre. Askush nuk ka aq para sa t’i blejë ata. Kaq thjeshtë shpjegohet.” tha Vangjeli.

Me nota ironie, Vangjeli u shpreh se Basha mund të nis betejën edhe pas zgjedhjeve të 2025. Ndërkohë duke u ndalur tek zgjedhjet lokale të 6 marsit, sipas tij ai që del i treti e ka të nesërmen më të vështirë.

“Më 27 prill të 2025, Basha mund të dal të thotë që do nisi beteja. Por humbja e trefishtë minimalisht. Është arsyeja. Ai që ka humbur e ka ndarë PD. Po të kishin fituar do ishin bashkë në të gjitha rrethanat.” tha Vangjeli.

“I treti do ta ketë të nesërmen më të vështirë. Humbja është tek vendi i tretë.” tha Vangjeli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!