Viktor Velkoski është mbrojtësi që fiton më shumë duele në Abissnet Superiore. FSHF ka publikuar të dhënat dhe deri më tani futbollisti i Laçit ka mesatarisht 82.98 & të dueleve mbrojtëse të fituara.
I dyti në këtë renditje është lojtari i Skënderbeut, Melos Bajrami, kurse podiumin e mbyll një tjetër lojtar i Laçit: kapiteni Aleksanadar Ignjatovic.
Partizani përfaqësohet në këtë renditje me mbrojtësin Eljon Sota, që lë pas nigerianin Lukman Husein dhe Gëzim Krasniqin e Egnatias. Tirana më të mirin në fitimin e dueleve mbrojtëse ka Erjon Hoxhallarin.
Në listë janë edhe dy lojtarë të tjerë të Skënderbeut, Dejan Shehi dhe Leonat Vitija, kurse dhjetëshja mbyllet me Ndriçim Shtubinën e Egnatias. / abcnews.al