Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I riu përplas me “Benz” një motor, humb jetën 56-vjeçari në Divjakë

schedule20:19 - 28 Shkurt, 2022

schedule 20:19 - 28 Shkurt, 2022

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në vend.

Bëhet e ditur se një i ri, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz” një qytetar që po udhëtonte me motor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën e Premte dhe si pasojë e përplasjes, njoftohet se ka humbur jetën drejtuesi i motorit, A. G., 56 vjeç.

Pas aksidentit, 18-vjeçari  është larguar nga vendngjarja por policia ka mundur ta kapë më tej. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!