Gati të ndryshojë gjithçka, lëvizje në Parlamentin Europian pas kërkesës së Zelenskyit për anëtarësim në BE

schedule19:34 - 28 Shkurt, 2022

schedule 19:34 - 28 Shkurt, 2022

Parlamenti ukrainas ka publikuar një fotografi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi duke thënë se shpërfaq momentin kur ai ka nënshkruar aplikacionin që bën thirrje për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Ky është moment historik”, është thënë në një postim të publikuar në Twitter.

Menjëherë pas kësaj Parlamenti Evropian thuhet se do të miratojë një rezolutë të martën duke u bërë thirrje institucioneve të BE-së të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe ndërkohë të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit në tregun e përbashkët të BE-së, shkruan The Guardian.

Thirrja nga eurodeputetët pason imazhet nga Kievi të presidentit Volodymyr Zelenskiy duke nënshkruar letrën zyrtare të aplikimit për anëtarësim në BE.

Një zyrtar i BE-së ka shpjeguar procesin. Letra e aplikimit i është shkruar presidentit të këshillit të BE-së që aktualisht mbahet nga Franca.

Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli.

Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.
Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që një komision të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohej ndjeshëm “në varësi të konsideratave politike”, tha zyrtari.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së. /abcnews.al/