Ylli i West Ham United dhuron para në ndihmë të Ukrainës

schedule17:55 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:55 - 28 Shkurt, 2022

Populli ukrainas po përballet me sulmet e njëpasnjëshme të Rusisë, ku kjo e fundit po tenton të pushtojë Ukrainën.

Sulmuesi i njohur ukrainas, Andriy Yarmolenko, raportohet se ka bërë një donacion të madh për Forcat e Armatosura të vendit të tij.

32-vjeçari është lojtari i tretë më i aktivizuar me kombëtaren ukrainase, dhe në një situatë siç është aktualisht vendi i tij, sulmuesi ka menduar të dhurojë para që mund t’i vijnë në ndihmë shtetit të tij për armatosje, për t’i bërë ballë edhe sulmeve ruse.

Sipas “Zorya Londonsk”, sulmuesi i West Ham ka dhuruar 75 mijë funte për ushtrinë ukrainase. Vlen të theksohet se Yarmolenko është i lindur në Rusi, por prindërit janë ukrainas, të cilët pastaj u rikthyen në vendlindje.

Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit dhe Borussia Dortmundit vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas, teksa është edhe kapiten i Kombëtares së këtij shteti.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!