Mjekja Albana Daka shpjegoi sot në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” disa këshilla për personat që kanë probleme me histaminën. Ajo thotë se shumë ushqime kanë nivele të larta histamine, të cilat duhen shmangur. Shumica e këtyre ushqimeve që janë të larta në histaminë janë të përpunuara ose të fermentuara.
Gjithashtu mjekja nutricioniste sugjeroi ushqimet e freskëta duke evituar ato të ndenjura në frigorifer më shumë se 24 orë. “Së pari duhet të kemi një regjim ushqimor të shëndetshëm duke gërshetuar me një gjumë të rregullt, minimizim të stresit psikologjik dhe hidratim që është kryesorja.”, thotë Dr. Daka.
/abcnews.al