Një lum me emrin Kosova në Argjentinë, flet shqiptarja: U habita, çfarë zbulova për të

schedule08:41 - 28 Shkurt, 2022

schedule 08:41 - 28 Shkurt, 2022

Nuk është e zakonshme që në Argjentinë të gjesh emërtime shqipe. Në Ushuaia në Argjentinë ekziston një përrua që quhet Kosovë. Është pikasur nga Ujvara Elezaj, e cila foli për këtë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ajo tregoi se ishte habitur kur kishte parë tabelën në rrugë kur kishte qenë duke kaluar me makinë bashkë me bashkëshortin e saj.

“Nuk e dija ekzistencën. Pashë tabelën dhe i thashë tim shoq pashë që shkruhej Kosovo. E pashë dhe nuk e dija pse. Pyeta pak atje se pse quhet atje përrua Kosovo në Argjentinë. Më thanë që në atë zonë ka pasur një komunitet jo të vogël nga Ballkani dhe Kosova. Se si ka ndodhur nuk arrita të gjej informacion të saktë.”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo tregoi gjatë intervistës se si është njohur me bashkëshortin e saj të huaj dhe vendimin për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria. “Kisha dëshirë që të jetoja diku tjetër. Kur takova bashkëshortin, nuk mund të rrinte gjatë në Shqipëri. Diskutuam dhe thashë kjo është një arsye e mirë për mua që të largohem.”, tregoi Ujvara. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!