Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

schedule18:45 - 27 Shkurt, 2022

schedule 18:45 - 27 Shkurt, 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi të dielën në mbrëmje se Shqipëria do të zbatojë kufizime për 654 individë dhe 52 subjekte për ngrirjen e aseteve të individëve nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse. Ajo njoftoi edhe mbylljen e hapësirës ajrore.

“Hapësira ajrore e Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të fluturimeve emergjente, humanitare, mjekësore apo nevoja ndërshtetërore. Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës” – tha ministrja Xhaçka.

Tirana zyrtare vendosi ndalimin e udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, si dhe po shqyrton anulimin e politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit, bëri të ditur zonja Xhaçka.



“Shqipëria do të ndalojë shitjen, furnizimin, transferimin ose eksportin në Rusi të mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës, në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, do të vendosë kufizime për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, në eksportet e mallrave dhe teknologjisë, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë” – theksoi ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!