Përfaqësues të biznesit agropërpunues kundërshtojnë ndryshimet ligjore të miratuara në fund të vitit të kaluar, që ulin subvencionin e TVSH për prodhuesit bujqësore. Sipas ekspertëve, kjo masë do të dëmtojë fermerët vendas dhe do të favorizojë importet në bujqësi.
Ndryshimi i subvensionimit të TVSH për prodhuesit bujqësore nga 20 për qind që është vlera e kësaj takse në 6 për qind, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sipas përfaqësuesve të biznesit agropërpunues dëmton rëndë ekonominë dhe prodhimin vendas.
Sipas kreut të Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, ky shqetësim duhet marrë parasysh pasi rëndon fermerët dhe taksa është e papërballueshme
Zusi thekson se kjo taksë rëndon buxhetin e fermerëve vendas dhe favorizon importet bujqësore.
Për të mos thelluar dëmin që u shkakton fermerëve ky ndryshim ligjor per subvencionimin e TVSH, Zusi kerkon nga qeveria të reflektojë dhe të veprojë si vendet e tjera te rajonit. /abcnews.al