Ndërsa trupat ruse kanë hyrë që prej mëngjesit të sotëm në qytetin e dytë më të madhe të Ukrainës,Kharkin, në rrjete sociale kanë qarkulluar pamje nga përleshja mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase.
Një video, e verifikuar nga BBC, tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa.
Që nga viti 2019, ushtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë detyrës, pasi përdorimi i tyre në rrjetet sociale ngriti çështje të sigurisë kombëtare.
Por ndërsa luftimet vazhdojnë, imazhet e shpërndara nga forcat ukrainase na japin një pamje të asaj që po ndodh në terren./abcnews.al/
Street fight in Kharkiv. Ukrainian side. pic.twitter.com/i9DvKf6oEe
— Nikolay Zhigalin (@_ZhN_) February 27, 2022