Ish-presidenti ukrainas me anti-plumb, rreshtohet krah ushtarëve: Do mbrojmë vendin

schedule12:47 - 27 Shkurt, 2022

schedule 12:47 - 27 Shkurt, 2022

Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko është parë mes qytetarëve në Kiev i veshur me uniformë ushtarake. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Poroshenko tha se situata në Ukrainë mbetet e tmerrshme teksa Rusia po rrethon kryeqytetin.

Lexo edhe: FOTOLAJM/ Ish-presidenti ukrainas kap mitralozin: I këshilloj rusët të mos kalojnë nga Kievi

“Ne jemi në qendër të Kievit për të mbrojtur Ukrainën”, tha Poroshenko i cili shfaqet i veshur me jelek anti-plumb. Ai tha se forcat ruse ishin pak më shumë se 2 km larg prej vendit ku ai ndodhet.

“Kjo është shumë e vështirë të shpjegohet. Çfarë do të thotë në shekullin e 21-të, në mes të Evropës, të zgjohesh nga sulmi me raketa ruse, nga sulmi ajror rus?” ai shtoi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)

Ish-presidenti falënderoi gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë, duke theksuar se ajo shërben si “një demonstrim i madh që Ukraina dhe populli i saj nuk janë vetëm”. /abcnews.al