Macron denoncon vendimin e Bjellorusisë për të ndihmuar Rusinë

schedule05:23 - 27 Shkurt, 2022

schedule 05:23 - 27 Shkurt, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka denoncuar vendimin e Bjellorusisë për të autorizuar Rusinë të vendosë armë bërthamore në tokën e saj. Në një telefonatë me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, Macron i kërkoi atij që të kërkonte tërheqjen e trupave ruse nga Bjellorusia “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Këto trupa po bëjnë një luftë të njëanshme dhe të padrejtë,” tha Macron, sipas një deklarate të publikuar nga presidenca franceze. Macron gjithashtu “theksoi shkallën në të cilën vëllazëria midis popujve bjellorus dhe ukrainas duhet ta bëjë Bjellorusinë të refuzojë të jetë vasalja e Rusisë dhe de facto bashkëpunëtorja e Rusisë në luftën kundër Ukrainës” raporton “BBC”.

Ditët e fundit trupat ruse janë parë duke lëvizur në Ukrainë nga kufiri i saj me Bjellorusinë, një aleat i vjetër rus.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!