Burrat kapin armët, gratë ukrainase përgatisin molotov për t’u mbrojtur nga rusët

schedule18:22 - 26 Shkurt, 2022

schedule 18:22 - 26 Shkurt, 2022

Në qendër të këtij qyteti të madh ukrainas, sapo gjetëm turma grash të strukura në bar duke bërë kokteje molotov, raporton BBC.  Bëhet fjalë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.

Kishte mësuese, avokate dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ato thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç thotë një grua, ishte “shumë e frikshme”.

Megjithatë, ato duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. Në anën tjetër, burrat ishin rreshtuar për t’u regjistruar, për të luftuar. Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Por ata të gjithë thonë se nuk është për shkak se donin, por kanë mbetur pa zgjidhje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!