Xhaçka: Sulmi i Rusisë nuk mund të vazhdojë, jemi të bashkuar me Ukrainën  

schedule15:03 - 26 Shkurt, 2022

schedule 15:03 - 26 Shkurt, 2022

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB ??, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!