Lufta në Ukrainë, Rusia merr goditjen e radhës, përjashtohet nga Këshilli i Evropës

schedule17:04 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:04 - 25 Shkurt, 2022

Rusinë është pezulluar përkohësisht nga Këshilli i Evropës si një masë ndëshkuese për pushtimin e Ukrainës, raporton The Guardian.

Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Evropës.

Në fakt, Këshilli i Evropës 8 vjet më parë e privoi Rusinë nga e drejta për të votuar në Asamblenë Parlamentare në Strasburg por ia kurseu përjashtimin. Ky ishte një veprim konsekuent, sepse pranimi i një deklarate lufte ndaj një shteti tjetër anëtar me një të ngritur të supeve do të ishte e pashpjegueshme jo vetëm për Ukrainën e prekur.

Së pari, Rusia mori qëndrim kokëfortë dhe ndaloi kontributet e saj. Rreth 60 milionë euro i humbën Këshillit të Evropës në këtë mënyrë – jo pak, por një shumë e përballueshme.

Në ditën e dytë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë u dëgjuan shpërthime mbi kryeqytetin ukrainas që në mëngjes herët. Ndërsa sulmet vijojnë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “dorëzuar” dhe ka kërkuar zyrtarisht bisedime me Ukrainën, pas thirrjeve të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Por, zëdhënësi i Kremlinit është shprehur se “Ukraina duhet të shpallë statusin neutral”, që sipas tij, do të përfshinte çmilitarizimin. Sipas Kremlinit, Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

/abcnews.al