Bilanci i viktimave nga trageti i djegur i linjës Greqi-Itali, i cili u pushtua nga flakët të premten e 18 shkurtit ka shkuar në pesë.
Mediet greke raportojnë se trupi i djegur i viktimës së pestë u gjet pasditen e djeshme nga ekipet e zjarrfikësve, ndërsa numri i pasagjerëve të zhdukur ka shkuara në 6.
Lexo edhe: Tragjedia në tragetin e djegur në Greqi, momentet dramatike të operacioneve të shpëtimit
Dy nga pesë viktimat janë shtetas greke ndërsa 4 të tjerët italianë. Ndërkohë numri i personave të shpëtuar nga zjarri në anije është 281.
Zjarri shpërtheu në kuvertën e tretë në orët e para të së premtes, 18 shkurt, ndërsa anija ndodhej në zonën detare në verilindje të Ereikousa-s gjatë itinerarit të planifikuar nga Igumenica në Brindisi./abcnews.al/