Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës detyruan UEFA-n të ndryshonte edhe stadiumin ku do të mbahej finalja e Champions League, cila ishte programuar të zhvillohej në Shën Petersburg.
UEFA vendosi që kjo finale të luhet në Paris në “Stade de France” më 28 maj, dhe menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Federatës Ruse të Futbollit, Vyacheslav Koloskov.
“E prisja diçka të tillë, edhe pse nuk ka arsye ligjore për këtë vendim. Ne nuk kemi thyer asnjë rregull, por ka presione mbi UEFA, disa klube angleze thanë se nuk do të vinin në Rusi, ndaj duhej të gjenin një zgjidhje. Në përgjithësi, mendoj se ishte vendimi i duhur”, ka theksuar Koloskov. /f.a/abcnews.al