I ftuar në emisionin e Abc Live, gazetari i njohur Fatmir Mneri është shprehur se FSHF po kryen gabim taktik sepse bën rekurse ndaj vendimeve të gjykatës.
“Mosndërhyrja e politikes na kanë sjellë në këto situata.
Ky është një rast i veçantë pasi është futur gjykata dhe prokuroria në mesin e zgjedhjeve. Gjithashtu ju (drejtuar FSHF-së dhe Rizait), keni ankimuar masën e sekuestros.
Unë personalisht kur dëgjoj gjykatën kam një lloj frike le të themi, nuk janë gjërat kaq të lehta kur futet në skenë një institucion kaq i lartë.
FSHF ka statutin e vet, i cili është hartuar dhe miratuar jo thjesht nga Gjykata Civile, por edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, e cila ka të drejtën t’i delegoj të drejtën për të zhvilluar sportin.
Gabimi taktik i federatës është se bën rekurse ndaj vendimeve të gjykatës. Federata e ka kundërshtuar vendimin e parë te gjykatës ndaj ka ardhur me këtë vendim të ri “, është shprehur Fatmir Mneri./ h.ll/abcnews.al

