Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Rusia mund të marrë kontrollin e Kievit brenda disa ditësh. Sipas intelegjincës amerikane, Kiev do të pushtohet nga Rusia brenda 4 ditësh ditësh nga nisja e pushtimit, shkruan CNN
Ndërkohë, sipas burimeve forcat ruse janë zhvendosur në 20 milje larg Kievit. Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri pro ruse por ende nuk dihet nëse Putini do të kërkojë të pushtojë më pas të gjithë territorin e Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas janë zotuar se do t’i rezistojnë çdo pushtimi. Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha të premten se trupat ruse kanë hyrë tashmë në Obolon në veri të Kievit.
Republikani Ruben Gallego tha për CNN nëse Rusia do të pushtonte Kievin, SHBA duhet të armatoste ushtarakët në vend.
/abcnews.al