Duhet të sigurohemi që gjithmonë të kemi këmbë shumë të kuruara, jo vetëm për sa i përket pedikyrit, por edhe për heqjen e qimeve dhe hidratimit. Edhe në fjalën hidratim shtypim stop pasi të gjithë përballemi me të njëjtin problem.
Thembrat po plasariten dhe kjo duhet trajtuar. Më poshtë kemi dy receta natyrale shumë të thjeshta që mund t’i ndiqni sa jeni në shtëpi dhe kështu t’i bëni sërish…kadife.
- Hidratim me lëng limoni
Përhapni lëng limoni në thembrat e plasaritura dhe mbështillni këmbët me një film transparent ose vishni çorape për rreth 20-30 minuta.
- Hidratim me vaj ulliri
Lyejini këmbët me vaj ulliri dhe mbështillini me një film transparent. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të mbyllni lagështinë në zonat e thata të këmbëve tuaja. Ju mund ta bëni këtë pak para se të shkoni në shtrat dhe kështu t’i lini thembrat tuaja të hidratohen gjatë natës./abcnews.al