Vjosa Osmani informon partitë opozitare mbi gjendjen e sigurisë

schedule11:52 - 25 Shkurt, 2022

schedule 11:52 - 25 Shkurt, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takime të ndara ka pritur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe nënkryetarin e AAK-së, Muharrem Nitaj, njofton zyra e Presidencës.

Shefja e Shteti i ka informuar përfaqësuesit e opozitës mbi situatën e sigurisë në Kosovë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Në këto takime, Presidentja Osmani i ka informuar përfaqësuesit e partive politike për situatën aktuale të sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ajo poashtu i informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë. Presidentja ka falënderuar partitë opozitare për bashkëpunimin si dhe për qëndrimin e unifikuar në përballje me situatën e krijuar”, thuhet në komunikatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!