Më shumë se 1000 ukrainas kanë mbërritur me tren në qytetin polak Przemysl, sipas zyrtarëve të qytetit. Shumë prej tyre qëndruan gjatë natës në kampet e improvizuara në stacionet e trenave pasi hotelet ishin rezervuar plotësisht, shkruan BBC
Polonia ka ngritur nëntë pika pritjeje për ukrainasit që mbërrijnë në vend, duke i ndihmuar me ushqim dhe ndihmë mjekësore. Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve PAP ka raportuar se mijëra njerëz pritet të mbërrijnë të premten në pikën kufitare Medyka nga i gjithë vendi.
Polonia ka një komunitet të madh ukrainas. Vlerësohet se në vend jetojnë një deri në dy milionë ukrainas, megjithëse vetëm gjysmë milioni janë të regjistruar në shërbimet sociale polake.
/abcnews.al