Andi Lila bën gjestin emocionues, fton dy lojtarë ukrainas familjarisht të strehohen në Shqipëri

schedule08:22 - 25 Shkurt, 2022

schedule 08:22 - 25 Shkurt, 2022

Ish-lojtari kombëtares tonë, Andi Lila ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm ditën e djeshme.

Ai ishte i ftuar te Abc-ja e mëngjesit ku foli dhe shpjegoi për postimin e bërë, se si ishte i gatshëm t’i qëndronte pranë dy shokëve të tij ukrainas.

Lila ka bërë një postim në rrjetin e tij social Instagram i cili ka marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë. Me këtë veprim, Andi Lila i tregon edhe njëherë mikëpritjen e madhe shqiptare në kohë të vështira.

“Sapo u zgjova dje nga gjumi, u informova rreth pushtimit që i është bërë Ukrainës. Gjëja e parë që bëra ishte kontaktimi i dy miqve të mi, ku i shpreha mbështetjen dhe solidaritetin tim.

Këtë status në Instagram e bëra sepse doja të solidarizoja edhe persona të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Futbolli apo sporti, i mbledh të gjithë njerëzit bashkë në raste të vështira”, u shpreh Lila.

Postimi i plotë:

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme lufte që po kalon Ukraina dhe Bota, është momenti të tregojmë solidaritet dhe humanizëm.

Personalisht bisedova me dy miqtë dhe vëllezërit e mi nga Ukraina Vladyslav Naumets dhe Kuzyk.

I ftova në Shqipëri bashkë me familjet e tyre ! Kaq mund të bëj në këtë moment.

Vetëm solidariteti njerëzor mund të fitojë një luftë, një sfidë.”/ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)