SHBA është shprehur e gatshme të pranojë refugjatët ukrainas që ikin nga pushtimi

schedule01:26 - 25 Shkurt, 2022

schedule 01:26 - 25 Shkurt, 2022

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të pranojnë refugjatë ukrainas dhe se qeveria është e gatshme të ndihmojë vendet evropiane fqinje me Ukrainën që të trajtojnë një fluks të shtuar të refugjatëve që ikin nga pushtimi rus, tha të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Ne jemi,” tha Psaki kur u pyet nga gazetarja MJ Lee e “CNN” nëse SHBA ishte e përgatitur të pranonte refugjatë ukrainas, duke shtuar, “Por ne sigurisht presim që shumica nëse jo shumica do të duan të shkojnë në Evropë dhe vendet fqinje. Pra, ne jemi gjithashtu duke punuar me vendet evropiane se cilat janë nevojat, ku ka kapacitete. Polonia, për shembull, ku po shohim një fluks në rritje të refugjatëve gjatë 24 orëve të fundit”.

Ajo shtoi, “Ne kemi folur dhe jemi angazhuar me evropianët për këtë për disa kohë”.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!