Ndiheni të trishtuar pas seksit? Arsyeja pse ndodh kjo

schedule22:39 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:39 - 24 Shkurt, 2022

Deri kohët e fundit, “sikleti apo melankolia post-seksuale” siç është quajtur shkencërisht, konsiderohej se prekte vetëm gratë. Por një studim i ri nga universiteti i Queensland sugjeron se ky problem mund të jetë shqetësues dhe për burrat.

Disa pjesëmarrës theksuan se kishin përjetuar siklet pas seksit. Në fakt, 4% e tyre raportuan se kishin ndjenja të tilla rregullisht. “U ndjeva bosh. Doja të isha vetëm. U ndjeva i pakënaqur dhe shumë i mërzitur”, ishin disa nga përshkrimet e meshkujve.

Çfarë saktësisht është kjo?

Pas marrëdhënies seksuale, disa njerëz ndihen mirë por të tjerë bëjnë krejt të kundërtën: mund të ndihen nervoz ose të trishtuar. Emocionet nuk lidhen me cilësinë e seksit, ato shfaqen menjëherë pas marrëdhënies seksuale dhe mund të zgjasin me ditë të tëra.

Çfarë nuk shkon?

Shkaqet e sakta të melankolisë post-seksuale janë ende në studim. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se problemi lidhet me një mosfunksionim të mundshëm të neurotransmetuesve në zonën e trurit që kontrollon kënaqësinë. Një histori abuzimi seksual ka të ngjarë të kontribuojë në shfaqjen e emocioneve negative.

A do të thotë diçka për jetën tuaj seksuale dhe partnerin tuaj?

Shkencëtarët besojnë se problemi është njohur si një gjendje patologjike dhe nuk ka të bëjë me marrëdhënien me partnerin.

A duhet ta dijë partneri?

Ashtu si me çdo problem seksual, biseda me partnerin është e rëndësishme. Në rastin e melankolisë post-seksuale, informimi i partnerit ndihmon edhe për të shmangur krijimin e përshtypjeve të rreme për “çfarë nuk shkon”.

A mund të trajtohet?

Problemi kërkon ndërhyrje mjekësore, pasi konstatohet se nuk kalon me kalimin e kohës. Madje mund të përkeqësohet, duke shkaktuar mosfunksionim të rëndë seksual. Ekspertët e shëndetit seksual do të rekomandojnë trajtimin e duhur për çdo pacient individualisht. Në shumicën e rasteve, trajtimi është një kombinim i mjekimit dhe këshillimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!