Devolli: Nesër një betejë e vërtetë, dua fitoren e parë si trajner kundër Partizanit

schedule15:20 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:20 - 24 Shkurt, 2022

Dinamo do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në orën 19:45, takim ky i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiores.

Blutë e Bledar Devollit do të kërkojnë që ndaj demave të marrin një rezultat pozitiv, rezultat që mungon prej disa  javësh.

Në konferencën për shtyp, tekniku i Dinamos ka folur për përballjen me Partizanin, që e konsideron një takim të vështirë, ndërsa thekson se skuadra e tij do të marrë edhe fitoren.

Gjendja e skuadrës-“Kjo javë ka qenë e mirë, kemi punuar dhe kemi qëndruar afër sepse kemi nevojë. Kemi qenë mirë nga ana psikologjike, gjë që është shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë si kjo kundër Partizanit. Kampionati është bërë shumë i egër, dhe nesër na pret një betejë e vërtetë.

Un besoj që jemi gati. E kam thënë që ekipi është shumë i mirë. Mua më pëlqen ekipi. Nga ndeshja e parë me Partizanin deri tek ndeshja e Teutën ekipi ka pasur ngritje. Shkojmë në zonë dhe krijojmë raste dhe kjo më bën optimist për të nesërmen.”

Mungesat-“I kemi të gjithë përveç Sofranakut që e kemi me Simonin të dëmtuar. Pjesa tjetër është, por ekipi është 25 veta, por kemi nevojë për të gjithë.”

Partizani-“Shpresojmë të kemi fat nesër dhe të vijë fitorja e parë edhe për mua si trajner, por dhe kundër Partizanit. Nuk më pëlqen të rri mbrapa, unë jam trajner që dua ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim. Duke e bërë këtë kemi vetëm të mira, nesër duam të krijojmë raste dhe gola.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!