Situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që UEFA të programojë një mbledhje urgjente, për shkak se finalja e Champions League shë planifikuar të luhet në Shën Petersburg.
Vetë UEFA ka komunikuar që ditën e nesërme, në orën 10:00, është thirrur një mbledhje e Jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv.
Në takim do të vlerësohet situata e krijuar dhe do të merren vendimet e nevojshme. Veç finales së Champions League, mund të merret vendim edhe për Rusi-Polonia, gjysmëfinalja e “play-off” për Botërorin e Katarit. / abcnews.al
Following the evolution of the situation between Russia and Ukraine, the UEFA president has called an extraordinary meeting of the Executive Committee for 10:00 CET on Friday 25 February, in order to evaluate the situation and take all necessary decisions.
— UEFA (@UEFA) February 24, 2022