Avokati i pilotit Babis Anagnostopoulos ka dërguar një padi në lidhje me dokumentarin e publikuar në mediat britanike për vrasjen e Caroline.
Dokumentari 90-minutësh i Channel 5 tregon ngjarjet e natës së krimit dhe marrëdhënien e Caroline me Anagnostopoulos. Krimi në Glyka Nera zgjoi interesin e shtypit britanik për shkak se Caroline ishte me origjinë britanike dhe kishte ardhur në Alonissos me familjen në moshën 2-vjeçare.
Alexandros Papaioannidis u shpreh se klienti i tij do të nisë një proces ligjor në lidhje me këtë dokumentar. “Ai është në një situatë shumë të vështirë. Ne po flasim për një fatkeqësi në familje. Mendoj se është krejtësisht normale një reagim i tillë”, tha ai.
Në dokumentarin e medias britanike piloti vrasës prezantohet si një burrë që hiqet sikur humbi gruan nga grabitësit e tmerrshëm të cilët jo vetëm e vranë atë pranë fëmijës por varën edhe qenin e familjes.
Në dokumentar flet për herë të parë fqinji i çiftit që ishte mik i Caroline. “Më kujtohet që Babis më rrëfeu se ishte i tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk mund ta besoja atë që po dëgjoja”, u shpreh ai. /abcnews.al