Frikë dhe pasiguri, Kievi u kërkon ukrainasve të largohen urgjentisht nga Rusia

schedule19:52 - 23 Shkurt, 2022

schedule 19:52 - 23 Shkurt, 2022

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që jetojnë në Rusi të largohen menjëherë nga vendi mes frikës se  lufta mund të shpërthejë nga momenti në moment. Përveç urdhrit që prek më shumë se tre milionë njerëz, Ukraina mobilizoi rezervat e saj ushtarake, pasi shpalli vendin në gjendje të jashtëzakonshme.
Lexo edhe: Alarmi për sulm të plotë rus në Ukrainë, BE-ja bën gati sanksione të reja

Lëvizjet e Ukrainës erdhën ndërsa trupat ruse, të urdhëruara në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, thuhet se po afroheshin më pranë kufirit.

Rusia ka nisur evakuimin e ambasadës së saj në Kiev dhe ka ulur flamurin e saj atje shkruan BBC.

Gjithashtu, vendet perëndimore kanë njoftuar një seri sanksionesh kundër Rusisë për njohjen e të ashtuquajturave republika popullore të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe urdhërimin e trupave për operacione “paqeruajtëse”, një pretendim i hedhur poshtë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe i dënuar si marrëzi nga perëndimi.

Rusia ka mbështetur një rebelim të përgjakshëm të armatosur në Ukrainën lindore për tetë vitet e fundit.  Rreth 14,000 njerëz, duke përfshirë shumë civilë kanë vdekur në luftime që atëherë./abcnews.al/