Lufta në Ukrainë, BE mban nesër samit urgjent, zbardhet axhenda: Si t’i përgjigjemi Rusisë

schedule16:50 - 23 Shkurt, 2022

schedule 16:50 - 23 Shkurt, 2022

Udhëheqësit e BE do të mblidhen nesër në Samitin e Jashtëzakonshëm në Bruksel për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërkohë që Rusia po avancon me planin e saj të pushtimit, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka dënuar përdorimin e forcës për ndryshimin e kufijve, duke theksuar se nuk ka vend në shekullin e 21-të. “Përdorimi i forcës dhe detyrimi për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të”.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, kreu i Këshillit të BE-së, Michel, shkruan: “Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona”.

Ai thotë se “veprimet agresive” të Rusisë kanë shkelur “ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës“. “Ata gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë“, shkruan ai.

Në takimin që do të zhvillohet nesër, Michel thotë se do të diskutojnë si të mbrojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla; përgjigjet ndaj Rusisë dhe mbrojtja që mund ti ofrohet Ukrainës.

“Përdorimi i forcës për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të. Unë po thërras një Këshill të posaçëm Evropian nesër në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainë dhe Rusinë. Evropa është e bashkuar në përgjigjen e saj ndikuese ndaj veprimeve dhe kërcënimeve të paligjshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe popullit të saj. Ne mirëpresim miratimin e shpejtë të paketës së sanksioneve nga Këshilli. Ne mbështesim një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shkruan ai.

Letra e  Michel drejtuar anëtarëve të Këshillit Evropian

Përdorimi i forcës dhe detyrimit për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të. Dëshiroj t’ju falënderoj për unitetin e treguar gjatë ditëve të fundit, veçanërisht përmes miratimit të shpejtë sot të paketës së sanksioneve nga Këshilli. Veprimet agresive të Federatës Ruse shkelin ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë.

Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive. Prandaj, dëshiroj t’ju ftoj në një Këshill të posaçëm Evropian të enjten më 24 shkurt, i cili do të zhvillohet personalisht në Bruksel dhe do të fillojë në orën 20:00.

Do të doja të diskutonim: zhvillimet e fundit; si mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla; si të veprojmë me Rusinë, veçanërisht duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj; si do ta mbështesim më tej Ukrainën dhe popullin e saj.

/abcnews.al