Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të ngushtë të Vladimir Putin. Dje SHBA-ja, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera njoftuan masa kundër oligarkëve dhe bankave ruse por Dmytro Kuleba kërkon vendosjen e masave më të ashpra.
To stop Putin from further aggression, we call on partners to impose more sanctions on Russia now. First decisive steps were taken yesterday, and we are grateful for them. Now the pressure needs to step up to stop Putin. Hit his economy and cronies. Hit more. Hit hard. Hit now.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 23, 2022
“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për diçka të tillë”, shkruan Kuleba në Twitter.
“Tani duhet të rritet më shumë presioni për të ndaluar Putinin. Vendosini sanksione ekonomike atij dhe miqve të tij, më shumë saksione të ashpra, tani dhe menjëherë,” përfundoi Kuleba.
/abcnews.al