Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka përshkruar sanksionet e para të presidentit amerikan Joe Biden kundër Rusisë si një “lëvizje të parë” të fortë. Kuleba, i cili pati një takim me presidentin amerikan të martën, tha për “Fox News” se ai kishte siguruar gjithashtu një premtim për më shumë armë nga zyrtarët amerikanë.
Por ai shtoi se Ukraina nuk po kërkon çizmet e SHBA-së në terren për të menaxhuar krizën raporton “BBC”. / abcnews.al