Shumë vende të Evropës Lindore po përgatiten të pranojnë potencialisht qindra mijëra njerëz që mund të duan të largohen nga Ukraina nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet.
Hungaria do të vendosë njesi përforcuese ushtarake pranë kufirit me Ukrainën , për arsye sigurie por edhe për ndihma humanitare në rast se ukrainasit dynden drejt vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Lexo edhe: Bllokimi i Nord Stream 2, çmimet e naftës rriten pas “grushtit” të SHBA ndaj Rusisë
“Siguria e Hungarisë është gjëja më e rëndësishme, ne po forcojmë kufirin ukrainas-hungarez”, thuhet në deklaratë.
Ministria shtoi se mbrojtja e kufirit dhe përgatitja e një misioni humanitar janë projekte të rëndësishme, por nuk tha se sa trupa ushtarakë do të dislokohen në kufi.
Më herët gjatë ditës, kryeministri hungarez Viktor Orban mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare dhe i kërkoi ministrit të mbrojtjes të parandalojë grupet e armatosura që të kalonin kufirin.
Lexo edhe: BE: Serbia të harmonizojë politikat e saj me vendimet e bllokut kundrejt Rusisë
Rumania po përgatitet të pranojë 500,000 refugjatëtë mundshëm nga Ukraina në rast të një pushtimi rus, tha sot Ministri i Mbrojtjes Vassile Dinku.
Edhe Sllovakia po përgatit forcat e saj të armatosura për të ndihmuar në menaxhimin e çdo fluksi të mundshëm refugjatësh nga Ukraina, pasi njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura e përshkallëzoi krizën, tha sot ministri i Mbrojtjes Yaroslav Nant.
Vendet e Evropës Lindore po përgatiten për mundësinë e largimit të qindra mijëra njerëzve nga Ukraina në rast të një pushtimi rus./abcnews.al/