Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç la hapur mundësinë se në të ardhmen mund të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kreu i shtetit serb u shpreh se nuk do ta njohte Kosovën pa marrë në këmbim asgjë, dhe për këtë arsye fillimisht duhet arritur në një kompromis. Ai theksoi se me ndihmën e miqve europianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrihet një zgjidhje. /abcnews.al
Vuçiç për ANSA-n: Nuk do njohim Kosovën pa marrë asgjë në këmbim
schedule10:52 - 5 Mars, 2019
schedule 10:52 - 5 Mars, 2019