Dështon plani i grabitjes i mirëmenduar si nëpër filma në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.
Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet.
Grabitësit kishin hartuar një skemë për t’u futur në ambientet e bankës përmes kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza.
Blutë e kryeqytetit në një njoftim zyrtar bëjnë me dije se siguruan informacione se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende. /abcnews.al