Rusia njeh pavarësinë e Ukrainës Lindore, “Mbrojtja” shqiptare: Lëvizje ogurzezë

schedule23:02 - 21 Shkurt, 2022

schedule 23:02 - 21 Shkurt, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dekretin për njohjen e dy rajoneve separatise në pjesën lindore të Ukrainës.

“Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë“, shkruan  Peleshi.

Më herët ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta dhe ministrja Olta Xhaçka shkruajnë se vendi ynë qëndron i bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi Ministrinë ruse të Mbrojtjes të dërgojë paqeruajtësit rusë në rajonet lindore të Ukrainës, sipas një dekreti të publikuar sot (21 shkurt 2022) , pasi Moska njohu pavarësinë e tyre. Putin ka nënshkruar dekretet për të njohur dy rajonet lindore si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura, duke sfiduar paralajmërimet e Perëndimit se hapa të tillë do të jenë ilegalë dhe do të shkatërrojnë negociatat për paqe.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!